VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VERA IME
(në një darkë kur unë s’isha aty)
Nga EMIL ASDURIAN

E Shtunë, 01.17.2015, 11:18am (GMT1)


Në muzg, mes dritash të zbehta rri ti,
vera ime,
paqyra të mbartin,
me qelqe përqafuar,
si xhamat mbi sy,
ndërsa errësira
ngadalë mundohet
për vete të të marrë,
të më ndajë nga ty,
të të gllabërojë,
të të përpijë,
por ti e brishtë,
shkujdesur,
me sytë diku,
me një rreze drite
më kërkon,
për ditën ëndëron,
kur ishe me mua.

Në gjysmë errësirë
erën ta ndjej,
atë pak të athtën,
shumë të ëmblën,
që ngrihet
pa zhurmë tek unë,
më rrëshqet mbi buzë,
gjuhën paksa më lag
e thellë brënda meje zbret,
në gllenkëka të vogëla,
në gllenkëka të vogëla,
me rrufisje si puthje,
në gjak me shkon,
e rreh e pulson,
si daulle thërret,
brënda meje,
që në prehje,
me pështjell,
me trupin tënd
tym avull
magjik.

Në muzg, mes dritash të zbehta rri ti,
të shoh e më sheh,
në heshtje,
trupin në buzë ta gre,
me nge,
për të te shijuar,
e vetes i bërtas,
ku je,
o ti,
vera ime e zjarrtë
që me buzët e tua
prapë,
më bëre të jem i dashuruar?
EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.