VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'SONTE JE BAJRAK NDËR ÇIKA…'
- Një shoqes time, në natën e martesës - Bajram Curri 1976-
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Hënë, 01.19.2015, 03:43pm (GMT1)


Shoh trupin tënd,
Më duket vijim,
I pishave të bjeshkës, i bredhave.
Vetullat e tua,
Të zeza, gajtan.
Degë molike, rritur në shkamb.
Si në verë,
Kur shkrin orteku i borës,
Të bardhë e të butë gishtat e dorës.
Shikimi yt,
Rrezja e parë kur zbardhë dita,
"Sonte je, bajrak ndër çika...".
Pasha gjakin,
Emnin burrit nuk t'ia di,
Oooh, ku ka moj burrë për Ty?!
Aaah, medet,
Krajlica e Bacit ,
Shkret, po i len rrethet e Gashit!!
-----------
-Nga libri "Hija e vendlindjes", faqe 44-

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.