VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME SHITË GAZETA!
-Pyetje, krejt e sinqertë …, e një simpatizanti - ( Gegaj, Tropojë, 1975)
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Djelë, 01.25.2015, 05:21pm (GMT1)


...!
-...Pash Zotin, a kini ndonjë lajm
prej atij djali? -A po ju çon letra?
-Po, kjo fjala...,-Gazetar!
A do me thanë:-Me shitë gazeta?

...!
Kështu kish pyetur për Mue,
Atje në kufi, një dashamirë "X",
Diku, nga mesi i viteve '70-të,
Drejtë ..., pa ndonjë bisht!

Pyetja e sinqertë, u kthye në shaka,
(Me shitë gazeta, as marre as zor!),
Me ngacmonin miqtë nga Shipshani,
Dhe, dvetja e çiltër u kthye në humor!

...!
Dogri me kallxue, (at'hërë as tash),
Ç'ka asht' ma e mira, sak, nuk e di,
Thartoe kryet, vjersha e reportazhe,
Aaa, shit gazeta rrugëve, e bjer e fli!
./.
-Nga libri në dorëshkrim"Mbrojtja... (pa avokat)

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.