VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KA - DA - RE
- Ose gjashtë shkronja - shkreptimë rrufeje -
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Mërkurë, 01.28.2015, 04:17pm (GMT1)



Identik, ...vet origjinalin,
(Vështirë t'i gjindet "kopje"),
Emrin e madh Kadare,
Ta shqiptojmë, (ngadale), me rrokje!
 
KA - DA - RE...!

Ka-da-re !
Tri rrokje që ecin serbes,
Gjashtë shkronja shkreptimë rrufeje,
Qiejtë, i kan çarë mespermes!

Pesë kontinentet e njohin këtë emër,
I shqiptojnë qartë, tri rrokjet e Tij,
Nuk e teprojmë kur themi të vërtetën,
Përmendet përkrah, emrit Albani!

Të sulmosh "rrufetë". or vëlla i dashur,
Është pak të quhesh "i dalë",
Nuk përzihet floriri me baltën e vorbave,
Ooor, Ti djalë!!

Lëreni Ismailin (!),
(Kapuni me veprënnë paçi zotësi),
Ai, është njeri si gjithë të tjerët,
Pena KADARE,
Në krah të Shpatës së Gjergjit,
Dhe i jep asaj,
...Fuqi !
./.

SHBA, Janar 2007
-Nga libri "Lisi i shkruar", fq 99-100-

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.