VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRTEJ TË PUTHURËS
Nga SINAN KËRPAÇI

E Enjte, 01.29.2015, 04:29pm (GMT1)



Harroje që jemi bashkë kur të puth,
kur të puth e s`jam dhe zog!
Unë e kam trupin në pemë e jemi tok
në një fllad që na përkund,
unë e kam shtratin në pemë,
e kam gjethe, e kam degë.

Eja ikim tej të puthurës, në verim
ta ndjej dorën që më shkund
atje te shtëpi e zogjve...
Dashtë Zoti e nuk thua
se jam vegël muzikore,
por më lë, më lë bilbil.

S`shkoj te zogjtë t`u vjedh këngën,
të shprehesh ti: këndon bukur!
Mu atje në majë të pemës
dua ta ngjit një të puthur
e ti të thuash:"Bilbil!" për gjyzarin.

(Nga libri i ri ne doreshkrim ende pa nje titull...)
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.