VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MJEGULLI I DASHURISË
Nga DRITËRO AGOLLI

E Shtunë, 01.31.2015, 07:39pm (GMT1)




kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afër ikja larg
për dreq më trembte largësia
dhe afërsija bëhej çark

as e kuptoja si të desha
një mjegull pus një çmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu...........
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu
DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.