VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FATKEQËSITË
Nga PABLO NERUDA

E Hënë, 02.02.2015, 03:35pm (GMT1)


Kur arrita në Kurautin
hi binte si shi
nga vullneti i vullkaneve.

Në Telca u ktheva
ku rriten më shumë
lumenjtë e qetë të Malues
e në një barkë rashë në gjumë
e u gjenda në Valparaiso.

Në Valparaiso rreth
meje ranë shtëpitë
e mëngjeze ha mbi rrenojat
e librarisë sime që shkoi
mes një Baudelaire që shpëtoi
e një Cervantesi të rreckosur.

Në Santiago zgjedhjet
nga qyteti më debuan:
të gjithë në fytyrë u pështynë
e sipas gazetarëve
të drejtët në qiell shkuan
dhe vrasësit në rrugë.

Shtratin bëra te një lumë
qe me shume mbarte gure se uje,
prane ca lisave te qete,
fare larg nga cdo qytet,
atje te guret qe kendonin
ne fund ne paqe munda te fle
me nje fare frike nga nje yll
qe me shihte e kapsiste syte
me nje ngulmim dashakeq.

Por mengjezi i bute
nate zezen e ngjeu blu
e yjet armiq
drita gelltiti ngadale
ndersa i qete kendoja
pa fatkeqesi a kitare.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.