VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MIRËMENGJES ATDHE!
Nga AGIM GASHI

E Mërkurë, 02.04.2015, 09:19am (GMT1)

 

I

Sot po ngrysesh përsëri i paksuar
Bijtë e bijat tua po ikun nga Ti
Peng na e lënë vajin
Lotin e derdhur n´përqafime
O Zot
Pse ngrysje të zeza në liri

Stacionet e autobusëve tanë
U bënë vende ndarjesh të dhimbshme
Qan fëmiu me dënesë
N´përqafimin e gjyes don të vdesë
Pse vrajmë veten o njeri

U mbushen shtallat e Hungrisë
Aty ku mbanin derrat ma parë
Sot të mbushur shqiptar
Fëmijë djem e vasha
Ndihmom o atdhe se plasa

Në acaret e kufijve
Merdhihen sot burrat e gratë
Përmendore për atdhe
Të vdekurit e gjallë
Atdheun dhe popullin na e vranë

II
Oj Kosovë moj e bukura e dheut
Ti moj toka e Skënderbeut
Smunden me të zbrazë mbret e krajli
Po të zbrazin karaxhozë të zi
Kriminelë edhe mafi
Nënat me të zezat shamia
Kosovë të mbuloi mordja e zia

Rrafsh pesë shekuj t´masakroi Turqia
Të ra pastaj shtrigë Serbia
Të vrau në ara e në derë
T´u e të ndjekë e t´u e t´therrë
Ndër zakont t´u e t´dhnue
Motra e vasha t´u ti dhunue
Kurr moj kurr nuk u nënshtrove
Pse kështu sot u dorzove

Si na erdhi kjo kohë mallkimi
Vetë me vra e vetë me vjedhë
Këtë të shtrenjëtin atdhe
Sot kopila e kopilica
Sikur thoshte Faik Konica
Më i madhi armik ndër ne
Vetë shqiptarët për atdhe

III
Loti e vaji kaploi atdheun përsëri
Damarët po i thahen se rinia i ik
Ata që na i shkaktuan këto plagë
Kurrë mos e pafshin të bardhen dritë

03.02.15
Düren


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.