VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PASURI PËR T`U NDARË
Nga SINAN KËRPAÇI

E Mërkurë, 02.04.2015, 10:11am (GMT1)



Do kërkoj te Gjiri i Lalsit
sa t`ia gjej detit shtëpinë
për ca diell e ca valë
me një të folur si lutje.

Kam një biletë avioni në bagazh
për Pekin,
për Pekin dhe jo më tutje.

Edhe diellin edhe valët
do t`i marr nga gjiri i detit
t`i fsheh mu te gjiri yt, o kineze
në dy kupa të pa pira qelqe vere.

Sa t`i ndjesh se ç`të kam sjellë
do pyesësh te magjiku ti në Kinë:
o "i huaj" ku i gjete?!

Kam ca diell, kam ca valë
si pasuri për t`u ndarë
mes për mes e nga dy dete.

Janë kupa të pa pira qelqe vere.

Bar "MATEO", 2014 - 2015
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.