LE T'I DALI FLAKA E TYMI Nga MUSTAFË RUGOVA
E Enjte, 02.05.2015, 09:00am (GMT+1)
Kurre me mirë o sikur sot Nuk m'ka ra me ba kuvend Gojë më gojë e si per mot Zana e malit m'la pa mend
Ish kanë n'qef zana e lume Thue se do me u ça prej g'zimi Nxirrte fjalet si grykë pushke Sytë i ndritshin prej shkelqimi
Tuj ba llaf, tuj qeshë me lot I thash une si per mahi Zana jeme pash njat Zot Ç'ka do t'thotë me ba dashni?
Aq shumë qeshi zana e malit Kërsh në kërsh ndihej ushtima Amanet m'tha , -leja djalit Këtë stafetë nga Perendia
Me k'to fjalë e me ketë qejf Krejt papritmas iku zana Mbeta vetem tuj e baj dert Pse kaq shpejt iku viranja!
Njeherë tjeter n'paça ymer s'kam me lanë me kaq pak Le ti dali flaka e tymi Pa e perqafë ooo...per marak! ./. -Nga Hollanda, per VOAL,ch, 5 Shkurt 2015-
MUSTAFË RUGOVA
|