VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ENIGMA E TË SHQETËSUARVE
Nga PABLO NERUDA

E Shtunë, 02.07.2015, 11:47am (GMT1)



Për ditët e vitit që do të vijë
do gjej një orë tjetër:
një orë flokë ujvare,
një orë që ende s'ka shkuar
sikur atje koha qe thërmuar
e një dritare do hapë: një vrimë
nga ku në fund do biem ne.

Mirë pra, ajo ditë me atë orë
do vijë e ndryshe do lerë gjithçka:
s'dihet se më shumë qe e djeshmja
a ç'u kthye është çfarë s'iku dot.

Kur nga ajo orë një orë bie
përdhe, e askush s'e ngre,
e më me fund kohën lidhem,
oh! e dimë tashmë se ku fillojnë
e ku mbarojnë fatet e njerzve,
si në atë pjesë që vdes a humbet
pame si është nga brenda koha
siç sheh insekti këmbën e vet.

E do zotërojmë një forcë djalli
që orët pas ti çojmë a ti shpejtojmë:
që të lindja apo vdekja të arrimë
si një motor i vjedhur në pafundësi.
Përktheu: EMIL ASDURIAN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.