VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ËNDËRR E NGUJUAR
Nga THANI NAQO

E Shtunë, 02.14.2015, 08:48am (GMT1)

 
Pse kaq vonë u shfaqe ti?
Sa mirë të ish më e gjatë nata!
Paçka se sfondin bardh' e zi,
Me ngjyra ta vesh kohë nuk pata.

Pse kaq vonë?... Ku ishe vallë?
Shën Valentini të mbajti ngujuar?!
Ah, të bëhem e njëherë djalë,
Kullën atij kam për t'ia rrafshuar!

Pse kaq vonë?...Është mesdimër,
Struku pas meje e mos bëzaj!
Kam hall zemërohen gjithë Valentinët,
Që në shtratin tim dy femra mbaj...

Pse kaq vonë u shfaqe ti?
E di, je ëndërr, e gjallë, e me shpirt.
Ama, tjetra, krah meje, është e tëra dashuri,
Pyyy...një herë e një kohë me të bëra flirt...

2015

THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.