VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DHIMBJE DHE MALL
(Emocione nga vizita ime e parë në Kosovë)
Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN

E Martë, 02.17.2015, 04:12pm (GMT1)


Sot bulevardi i rinisë sime tiranase
me rruget e tua Prishtinë u shkri e u bë një.
E tronditur në mes pranverës së dubluar,
shpirti mall e lot mbi faqe për ty derdhte.

Një mollë ndahet në mes për dashuri, një pjeshkë po ashtu,
por një atdhe për dashuri nuk ndahet në mes, kurrsesi!

Damarët e gjakut na i prenë vëllezër, damarët e jetës
në fasha mbeshtjellë i kemi mbajtur, gjaku të mos na ikë,
të mos na prishet, të fikët të mos na bjerë,
në toke të mos biem,dhe në gjunje, kurrsesi!

S'e ndjeva mungesën tënde në Prishtinë, Tiranë,
çfarë ndjeva, ishte dhimbje dhe mall...

ALBANA MËLYSHI LIFSCHIN


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.