VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LEXOJE LOTIN TIM
(rrëfime gurbetçarësh shtigjeve të jetës)
Nga TAHIR BEZHANI

E Enjte, 02.19.2015, 04:52pm (GMT1)



Asnjë fjalë nuk e them
Më dridhen buzët në vajë
Malli më shtërngon fort
Det kujtimesh më vërngëllojnë
Kokës së zhuritur malli
E ti,
Në vend të letres
Lexoi këta lotë të nxehtë
Që burojnë nga zemër e djegur
Pa u pa,
Pos në ëndërr, e pastaj
Statujë e mërdhirë,
Në dhomën e shurdhër
Në burgun e mallit
Duke shprushur zjarrin e zemrës
Deri në ngricën e shpirtit
Lexoje lotin tim nënë
Letër nuk mund të shkruaj
Malli fort më ka marë
Për bukën e duarëve tua
TAHIR BEZHANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.