E Premte, 03.29.2024, 08:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KOSARI
Nga THANI NAQO

E Premte, 02.20.2015, 07:21pm (GMT+1)


Livadhin kosit nën të fundmen hënë,
Bari psherëtin fshap-fshup, fshap-fshup.
Majëdirekut të mullarit vari limën e ngrënë
E gjysma e hënës m'u ul mbi sup.

Livadhin e fundit sonte kosit,
Hapësira e zhveshur më fut në trishtim.
Përçartazi flas... Nuk di ç'i mërmëris,
Gjoksbardhës nuselalë që u fsheh për dimërim.

Tehu i kosës fap-fap, fap-fup,
Nata u mpiks me klorofilin e tretur.
Gjarpëron mes yjeve një meteor, e u zhduk,
Prej syri më del një yll' i vockël, i mekur.

Hije dyshimtare pret tehu i kosës.
Gjysma e hënës mbi sup më rëndon,
I verrbër,qofsha, në anën tjetër të botës,
Dielli të më shohë, mjafton!...

Brymohet streha e kapelës së vjetër,
Zemra e mullarit më fal shtratin me bar.
Në ardhtë bora, fshehur, si dhelpër,
S'ka ç' të më bëjë: jam kosar!

2003-2015

THANI NAQO


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR NJË SYTH QË LASTARONNga ARTUR VREKAJ (02.20.2015)
SONTE...Nga SEJDI BERISHA (02.19.2015)
LEXOJE LOTIN TIM(rrëfime gurbetçarësh shtigjeve të jetës)Nga TAHIR BEZHANI (02.19.2015)
MOS MA KUJTONga DRITËRO AGOLLI (02.19.2015)
HESHTJENga SINAN KËRPAÇI (02.17.2015)
LUTJA E NËNËSNga AGIM GASHI (02.17.2015)
KTHIMI I LULEBORËSNga RRUSTEM GECI (02.17.2015)
DHIMBJE DHE MALL(Emocione nga vizita ime e parë në Kosovë)Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (02.17.2015)
ËNDËRR E NGUJUARNga THANI NAQO (02.14.2015)
AH KURBET QOFSH I MALLKUEM(Në frymën popullore)Nga AGIM GASHI (02.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]