DASHI E QEVERITARI Nga AGIM GASHI
E Shtunë, 02.21.2015, 04:04pm (GMT+1)
Vendosi Qeveria Forcen ta provoj, Dyluftim miqsor Dashit i kerkoj.
Thirren musafir Hoxhollar me lesh, Ja nisen dyluftimit Po sikur dy desh.
Po sikur dy desh E si dy asllana, Po thonë shikuesit Njanit ju kajt nana.
Po marrin turr Kokat me i taku, Kersimë e forte N´Evropë u ndëgju.
Qeveria jonë Qeveri me jetë, Koken e dashit Ndau ne shumë pjesë.
Mbajten fjalim Leshtukave ju thanë, Ja se si bahet Dashi kurban.
U lidh koalicioni U forcu miqësia, Sherrin po ua shofin Pleq edhe rinia.
21.02.2015 Düren
AGIM GASHI
|