VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DASHI E QEVERITARI
Nga AGIM GASHI

E Shtunë, 02.21.2015, 04:04pm (GMT1)



Vendosi Qeveria
Forcen ta provoj,
Dyluftim miqsor
Dashit i kerkoj.

Thirren musafir
Hoxhollar me lesh,
Ja nisen dyluftimit
Po sikur dy desh.

Po sikur dy desh
E si dy asllana,
Po thonë shikuesit
Njanit ju kajt nana.

Po marrin turr
Kokat me i taku,
Kersimë e forte
N´Evropë u ndëgju.

Qeveria jonë
Qeveri me jetë,
Koken e dashit
Ndau ne shumë pjesë.

Mbajten fjalim
Leshtukave ju thanë,
Ja se si bahet
Dashi kurban.

U lidh koalicioni
U forcu miqësia,
Sherrin po ua shofin
Pleq edhe rinia.

21.02.2015
Düren


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.