VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TI VJEN...
Nga SEJDI BERISHA

E Djelë, 02.22.2015, 10:01am (GMT1)



Ti vjen
Vjen e nuk më gjënë
Ikën
E në gjeth tisi më kërkon
Më sheh
Si foton e grisur më shikon
E nuk më njeh
Vetëm lotët
Fytyrën time ta kujtojnë
Më prek
Si myshk në rrënjë lisi të ngjajë
Vetëm flaka
Ta kthen aromën time

Më shikon e më shikon
Duke ikur duar hapur
Copë e grimë më bën
Në mykun e kohës
E, një gjeth vjeshte
Duke ma hidhur sipër
Nuk di as vetë kë e mbulon
Por gjethi tretet
Mbi ujin e lumit
Sipër saj shkruan diçka
Jo, lamtumirë
Se diku takohemi
Për të mos u ndarë
Apo kurrë më
Për të mos u takuar...
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.