VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LOJA E FJALËVE NË FACEBOOK
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 02.22.2015, 11:06am (GMT1)



E vendosëm që do dashurohemi feisbukjania ime
me mënyrën tonë më të veçantë:
me "dashuri larg",
me "tastierë", me "çat".

Do ta ngjitim në piedestal betimin e madh
shoqëruar me një "Rroftë ajo që u tha!"
Përvoja na thotë se "të egrin" e kërkojmë
 si Ti atje edhe Unë këtu,
po në tastierë, fare lehtë
 mund ta gjejmë të dy,
por ne do rendim vetëm te "e të dyve"
pa i ndarë "Unë" dhe "Ti" me të tjerë.

Do ta ruajmë magjiken si dritën e syve,
do rendim me një dashuri: me "e të dyve".

Eja të qeshim hahaha përsa thamë lart
si feisbukjanë të thekur me betime në çat
për të veçantën tonë me krahë,
për lojën e fjalëve që s`u lodhën
me premtime dhe hahaha,
hahaha pa fund, o çat-jania ime!

(Nga libri në dorëshkrim "PUTHJELODHURA")
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.