VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË MENDIM VETËTIMTHI Nga DRITËRO AGOLLI E Mërkurë, 02.25.2015, 07:40pm (GMT1) I humba të gjitha, po lypës s'u ktheva, S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta. Ç'u bënë vajzat më të bukura Drita, Maria dhe Eva? Atyre dorën me gaz mund t'ua mbaja. Po të gjitha ato u plakën si unë Dhe bukurinë e dikurshme s'e kanë, Megjithatë drejt tyre synoj nganjëhere më shumë Sesa drejt guhakërve me qyrk e famë. I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat, Më mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat. Tani përballë shtëpisë sime këndojnë bretkosat, Gëzohem se janë të gjitha të mijat. DRITËRO AGOLLI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |