VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TROPOJE, VENDLINDJA IME
Nga BESART RAMIZI-TAFAJ

E Enjte, 02.26.2015, 08:50am (GMT1)



Tropoje, Vendlindja ime
Vargu im, malli im
Toka ime, gezimi im
Ëndrra ime, motivi im
E shtrenjta Vendlindje
Të dua ty, gjer në amshim

Tek ti, Tropoje
Kam Pranveren, kujtimet e mia
Kam arsyen pse gëzoj
Pjesë nga fëmijëria
Të shkuaren që s' kthehet,
motivin pse jetoj

Tek ti , Tropoje Mbretëreshë
Linda e u rrita, erdha në keto ditë
Në gjirin tënd Nënë,
Kam qarë e kam qeshë
Tek ti Vendlindje
Kam zemër e kam shpirtë

Tropoje , Vendlindja ime
Tek ti kam familjen,
Te shtrenjtën Nënë,
Kam bukën që kam ngrënë
Dijen qe kam nxënë
Besen që kam dhënë
Tek ti vend kanë zënë

Tek ti Tropoje
Kam Shkelzenin e Valbonen
Të dy bashkë si vlla e moter,
Kam bjeshket e malësorve
Dimer-Vere plot me bore
Tek ti shqipja rrin krenare
Si Mbretëresha me Kurore

Në gjirin tënd Tropoje
Pushojnë Heronjtë e Fjetur
Rrjedh freskia nëpër kroje
Ku i vend , si ty s' kam gjetur

Tek ti vallen me tupan
E kërcejne veç shtojzovallet
Dhimbjes time i ban derman
Ti m'i hjek mue t'gjitha hallet

Në dheun tënd , Tropoja ime
Shtati im pushoftë aty
E thotë , malli i zemrës time
Se kurr s' do t'gjej nji vend si ty...

Tiranë më 24. 02. 2015

BESART RAMIZI-TAFAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.