VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LISI I PREMË ME VIJA JETE
Nga ZOG HYSENAJ

E Enjte, 02.26.2015, 03:18pm (GMT1)



Kur e shoh këtë lis të premë,
ja numroj rrathet me vija,
më sjell n'mend mua jetën teme,
jeta e njerit lis me vija.

Lisi i premë me rrënjë në tokë,
majen n'qiell e rrënjtë në ujë,
prej nga sharra e lshue n'tokë,
pa i ba asgja kurrkujë,

Kthehna e shoh, rratht ja numëroj,
plasarit prej motit t'keq,
me shkon mendja edhe mendoj,
rratht e shumta bëhen pleq.

Rrathtë e lisit vite jete,
kurr ditlindje nuk ka festue,
kthehna prapë e them me vete,
per çdo vjet një vit na u shtue.
   ------------
-Per VOAL,ch, nga Tirana 26 Shkurt 2015-

ZOG HYSENAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.