NËN NJË RE TË GRISUR Nga SHKËLZEN ZALLI
E Premte, 02.27.2015, 03:09pm (GMT+1)
Kthehesha nga vdekja kur në rrugë m'u shfaqën, Dy male të vogla që ndiqnin një përrua. Përroi ligështohej e fshihej nëpër gjethe, I ndjekur nga gurët e honet idhnake, Kodërzat gajasen e godasin gjoksin, Me sy mëllenje prej emri të lagur. U ndala, Në çast m'u kujtua vdekja Që lash diku Nën një re të grisur.
SHKËLZEN ZALLI
|