VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NËN NJË RE TË GRISUR
Nga SHKËLZEN ZALLI

E Premte, 02.27.2015, 03:09pm (GMT1)



Kthehesha nga vdekja kur në rrugë
m'u shfaqën,
Dy male të vogla që ndiqnin një përrua.
Përroi  ligështohej e fshihej nëpër gjethe,
I ndjekur nga gurët
e honet idhnake,
Kodërzat gajasen e godasin gjoksin,
Me sy mëllenje
prej emri  të lagur.
U ndala,
Në çast m'u kujtua vdekja
Që lash diku
Nën një re të grisur.
SHKËLZEN ZALLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.