LUÇIA MARTINEZ Nga FEDERICO GARCIA LORCA
E Premte, 02.27.2015, 03:36pm (GMT+1)
Luçia Martinez. Nazemadhe prej mëndafshi të kuq.
Kofshët e tua si mbrëmja ndërrojnë nga drita në hije.
Margaritarët e fshehtë errësojnë manjolat e tua.
Ja ku më ke, Luçia Martinez. Vij të të ha gojën e të të marr zvarrë për flokësh në një agim guaskash.
Sepse dua, dhe sepse mundem. Nazemadhe prej mëndafshi të kuq.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ
|