VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUÇIA MARTINEZ
Nga FEDERICO GARCIA LORCA

E Premte, 02.27.2015, 03:36pm (GMT1)



Luçia Martinez.
Nazemadhe prej mëndafshi të kuq.

Kofshët e tua si mbrëmja
ndërrojnë nga drita në hije.

Margaritarët e fshehtë
errësojnë manjolat e tua.

Ja ku më ke, Luçia Martinez.
Vij të të ha gojën
e të të marr zvarrë për flokësh
në një agim guaskash.

Sepse dua, dhe sepse mundem.
Nazemadhe prej mëndafshi të kuq.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.