VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - STANI NË BJESHKË TË KAKISËNga PAL NEÇAJ, NY, USA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
STANI NË BJESHKË TË KAKISË
Nga PAL NEÇAJ, NY, USA

E Djelë, 03.01.2015, 10:25am (GMT+1)


Natën kur isha thellë në gjum,
ëndërra m'çoi në bjeshkë te stani,
dykrahët hapa ta përqafoj unë,
më ktheu kurrizin nga inati.

Peshperiti diçka i zëmruar,
dekada tretur, harrove bjeshkën,
idhëshëm stani më ka qortuar,
n'rini ti na dashte dhe ne t'deshtëm.

Zgjohem i përmalluar për stanin,
në letër nisa të hedhë ca kujtime,
për vëndin magjeps, nga shpirti dalin,
bjeshka ime mbi çdo lloj bukurie.

Stani, tend'verimi e bjeshkatarve,
seli e bukur për çobanin mbret,
mbuluar me lugje vilnjëkatëshe,
ballet: mur gurbardhë si mermer.

Moshën trolli të vjetër sa bjeshka,
mbi policat, ënet e sistemuara,
natyra virgjër, krijesa të qeta,
larg stresit, njerëzit të gëzuar.

Shtrati i çobanit me drurpishe,
sipër barin perçuk sikur sfungjeri,
valëncë leshi lëkura ogiçi,
çobani me nuse, më"˜i lumtur se mbreti.

Si ushtria në fushim, bagëtitë,
afër stanit në vatha pushojnë,
të ndara: lopët, delët e dhitë,
këmbana e zile, me melodi, qetsojnë.

Gjithçka në bjeshkë, bardhë si bora,
në Kaki e bardhë krejt hapësira,
veshur më të bardha zana, ora,
nga lumi i bardhë, përshkohet lugina.

" Maja e bardhë" gjindet në bjeshkë,
delet e bardha puthin rudinat,
zëmrat e bardha çoban bareshë,
tamlin e bardhë mjelin baçicat.

"Tamlin me borë" të bardhë e pimë,
"Borëbardhat" vajza thurin kurorën,
qingjat kërcejn'balet në lëndinë,
zëmrat e bardha n'bjeshkë dashurohen.

Kënga majakrahu thep më thep,
fyelli i çobanit larg ndigjohet,
ogiçtë m'këmbana japin koncert,
dhe zogu në fluturim, relaksohet.

Buka e rreshkur, me tamël delje,
djathi i njomë e djath me kripë,
në stan e pashoqe, maza e zjeme,
gjiza e kosi duhej prer'me thikë.

Koritat drupaje të bardha janë,
tamli hidhet n'to, t'i merret kajmaku,
nxirret tlyeni, zihet e bardha mazë,
qingji piqët në hell, kur vjen miku.

Bjeshka e lulëzuar gjithë gjelbrim,
dehet syri prej parajsit të gjallë,
çdokush përtrihet, çdogjë është n'lartësim,
kujt s'i ka qesh zëmra, kur në stan ka ardhë?!

Larë me ujbore kroje curila,
gjithnur vajza, nuse si selvia'
ku këndojnë zogjë dhe bilbila,
ta dinte mbreti, e kap xhelozia.
------
(Nga libri poetik qe po pergatitet per botim me titull "Flas me Vendlindjen")
-Per VOAL,ch, nga Nju Jork USA, 1 Mars 2015-

PAL NEÇAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAMJE ME KOKRRIZË RËRENga WISLAWA SZYMBORSKA (02.27.2015)
LUÇIA MARTINEZNga FEDERICO GARCIA LORCA (02.27.2015)
NËN NJË RE TË GRISURNga SHKËLZEN ZALLI (02.27.2015)
ME  LOTË  BURRINga JAHO MARGJEKA (02.27.2015)
LISI I PREMË ME VIJA JETENga ZOG HYSENAJ (02.26.2015)
TROPOJE, VENDLINDJA IMENga BESART RAMIZI-TAFAJ (02.26.2015)
NJË MENDIM VETËTIMTHINga DRITËRO AGOLLI (02.25.2015)
VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIUNga VISAR ZHITI (02.25.2015)
TMERR NË SALLËN E NGRËNIESNga FEDERICO GARCIA LORCA (02.25.2015)
TEPËRIMNga WISLAWA SZYMBORSKA (02.25.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]