VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR MUNDJA SUPERFUQITË
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 03.01.2015, 12:29pm (GMT1)



Nuk ishte një e fuqishme që e mundja unë,
ishin dy që i çoja në të sëmës,
dhe në çmendurinë time aspak i frikësuar.

Kishin një emër: SUPERFUQI PËR TË PUSHTUAR.

Komandanti te Selia shkruante kujtime përralla,
unë luftoja me superfuqitë në hartë te çadra.

Në një krah më godisnin ata që devijuan sovjetikët,
në tjetrin më binin egër amerikanët.
Po tanët, ku ishin tanët, aleatët!?

Nga kombinati im i armëve
i fala një automatik kallash Çe Gevarës.

Ndeshesha majëmaleve me superfuqitë:
dhjetë milionë armë për tre milionë shpirt.

Po përrallat Komandantit kush ia kallzonte përditë?!

Ah përrallat, përrallat në pauzat e luftimeve
nuk më linin kohë të mjekoja plagët,
të varrosja të vrarët e mi. Të vrarët!

Nga libri në dorëshkrim "PUTHJELODHURA"
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.