ZEMRA E FEMRËS Nga VASIL TABAKU
E Djelë, 03.01.2015, 12:34pm (GMT+1)
...prej saj Burojnë Të gjitha dashuritë... Prej zemrës së femrës Ka lindur dhimbja Trishtimi Është rritur Si një stuhi shiu pafund Zemra e Femrës Oqean mirësie Një qiell drite Dhe shpërthim përqafimesh... Dashuria e saj Një magji femërore E pastër si bora... Mos e lëndoni Borën e dashurisë së femrës Mos e ndotni Me baltën e fyerjeve Dhe intrigat mashkullore pafund... Duajeni zemrën e saj Prej drite dhe ajri... Duajeni gjer në dhimbje Puthjen e saj Prej trendafilash... Puthja e femrës Bekim Perëndishë Ciltersi lotësh Dhe mrekulli ëndërrash Duajeni zemrën e madhe të femrës Brenda saj Janë të gjithë yjet dhe diejtë Brenda saj është e gjithë Bota Brenda saj Jemi ne Pë përkedhelur, Të mbrojtur besnikërisht Dhe Të dashuruar marrëzisht.. Duajeni Zemrën e brishtë Duajeni Heshtjen e saj tragjike Dhe gjemimin e pafund Me tufane dashurishë...
VASIL TABAKU
|