VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZEMRA E FEMRËS
Nga VASIL TABAKU

E Djelë, 03.01.2015, 12:34pm (GMT1)


...prej saj
Burojnë
Të gjitha dashuritë...
Prej zemrës së femrës
Ka lindur dhimbja
Trishtimi
Është rritur
Si një stuhi shiu pafund
Zemra e Femrës
Oqean mirësie
Një qiell drite
Dhe shpërthim përqafimesh...
Dashuria e saj
Një magji femërore
E pastër si bora...
Mos e lëndoni
Borën e dashurisë së femrës

Mos e ndotni
Me baltën e fyerjeve
Dhe intrigat mashkullore pafund...
Duajeni zemrën e saj
Prej drite dhe ajri...
Duajeni gjer në dhimbje
Puthjen e saj
Prej trendafilash...
Puthja e femrës
Bekim Perëndishë
Ciltersi lotësh
Dhe mrekulli ëndërrash
Duajeni
zemrën e madhe të femrës
Brenda saj
Janë të gjithë yjet dhe diejtë
Brenda saj
është e gjithë Bota
Brenda saj
Jemi ne
Pë përkedhelur,
Të mbrojtur besnikërisht
Dhe
Të dashuruar marrëzisht..
Duajeni
Zemrën e brishtë
Duajeni
Heshtjen e saj tragjike
Dhe gjemimin e pafund
Me tufane dashurishë...
VASIL TABAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.