VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MARSI IM
(Që nga 1958-a)
Nga FETI ZENELI

E Hënë, 03.02.2015, 11:45am (GMT1)



Kënduan zogjtë në korijen e Marsit,
Aty ku i zgjuar ishte vetëm burimi,
Sythat e mprehur si maja e lapsit,
Kërkonin për mua një varg pagëzimi...

Mëngjezi që mbillte mjegull në lugina,
Për mua ajrit i kërkonte aroma,
Në rrokje drite ditët po i ndante stina,
Marsit i shtohej një zë me sy të njoma.

Ndaj qielli u mbush me pelena ylberi
Dhe Kroi i Gjonit* jehoi si një det,
Qe zëri im si i zbritur prej eteri,
Në dy mars të vitit pesëdhjetë e tetë....

______________________________
* Burim uji në vendlindjen time
FETI ZENELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.