VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
HESHTJE E PËRGJUMUR Nga TAHIR BEZHANI E Hënë, 03.09.2015, 10:05am (GMT1) Rrugëtim i gjatë ecja jote Valbonë, Shkëmbijve përplasesh me shekuj Nga Maja e Hekurave buron, Ecë tinez nën tokë Deri në Rragam Bashkon procka e prroje Varura majeve si tojë Udhëton trojeve tua, Ujit tokën e çarë e të ndarë Flladitëse e shpirtit E trupit të ndezur etje Kaher Valbonë Kah e ke rrugëtimin Valbonë Deteve kur përzihesh Ngjyrat ndryshojnë Mere guximin Tregoju ujërave ,anijeve me kusarë Burimin,pastërtinë tënde Rreshkjet në Majen e Hekurave Ku dielli të përqafon i vrarë Mos udhëto e përgjumur Valë shushuritëse kotësive Kohës po i vlojnë mendimet Për t'i larë sytë e futur rrudhave Përmes lotëve të djegur malli Valbonë, Ulurimë e dhimbjeve..... Gjakovë, 27.02.2015 TAHIR BEZHANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |