LETËR MENDELEJEVIT Nga THANI NAQO
E Martë, 03.10.2015, 03:43pm (GMT+1)
Ato që prek i mas me sy, S'më duhet litër e metrazh. Puthjen e shumëzoj me dy, Dashurinë dot s'e mas.
Ato që s'preken i strehoj në zemër, Dhimbjet, bukuritë e çdo shëmti. Nuk di ç'të bëj me "Elementin Femër", Edhe e shkruar flladon dashuri.
Ato që prek i mas me sy, S'më duhet litër e metrazh. Kur puthjen, miku im, e pjestoj me dy, "Njëshin" dot s'e mas...
2015
THANI NAQO
|