VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LETËR MENDELEJEVIT
Nga THANI NAQO

E Martë, 03.10.2015, 03:43pm (GMT1)


Ato që prek i mas me sy,
S'më duhet litër e metrazh.
Puthjen e shumëzoj me dy,
Dashurinë dot s'e mas.

Ato që s'preken i strehoj në zemër,
Dhimbjet, bukuritë e çdo shëmti.
Nuk di ç'të bëj me "Elementin Femër",
Edhe e shkruar flladon dashuri.

Ato që prek i mas me sy,
S'më duhet litër e metrazh.
Kur puthjen, miku im, e pjestoj me dy,
"Njëshin" dot s'e mas...

2015

THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.