VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJETHI NË THALHAM*
Nga SEJDI BERISHA

E Enjte, 03.19.2015, 03:35pm (GMT1)



Në lisin
Me kurorë të vjetër shekullore
Ngelur kishte vetëm një gjeth
Sa era e furtuna
Përlarë e kanë lisin
Por gjethi kryeneç
Në degën lartë lisit
Dot nuk i përfill përplasjet

Në mëngjesin idhnak
Gjethi
Kah dritarja ime ishte kthyer
Më përdhunoi me pamje Kosove

Gjethi ngjyrë dylli
Në lisin shekullor
Në tokë
Gjethe të tjerë të molisur
Barin kishin mbuluar
Kështu dukej vjeshta në Thalham*
Kurse gjethi në lisin e vjetër
Kishte reliev të çuditshëm
Si të Kosovës...
___
*Fshat me qendër azilantësh

(Austri-Thalham, dhjetor 1998)
SEJDI BERISHA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.