VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SA I DUA FEMRAT
Nga SINAN KËRPAÇ

E Premte, 03.20.2015, 10:02am (GMT1)



Unë femrat i dua shumë, shumë fare,
për këtë mund t'ju shërbej si abetare.
U ngjitem si pemëve për fletëve,
dhe asnjëherë s'i dua sa vargjet e poetëve.

Oh, femrat, magjiket, në shumës i dua!
Pse shpesh harroj edhe atë që fle me mua?!
Kjo më ndodh kur them me vete
vargjet me magji të poetëve:
harroj gjithë të dashurat dhe të fundit gruan.

Edhe në gjumë "çmendurinë" ua belbëzoj kur i dua.
E shtratit më afron dorën te goja si të thotë:
këtu, o i marrë, je me mua!
Gënjeva për femrat, të çmendurit dua
kur u këndojnë "grykëzënave"!
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.