P R I Z R E N I Poezi promemoriale nga RRUSTEM GECI
E Premte, 03.20.2015, 10:06am (GMT+1)
A do të jemi në kohë historike mbi Prizren ende ka ré të zeza rënia e himnit s´mund të ndodhë flaka e këngëve vetëm po shtohet
Ky qytet njëzotësh i shqiptarëve shkruan Gjirokastra për Prizrenin është përtej 7 mrekullive të botës Prizreni ujin e vet e njeh nga etja
Është vullnet qytetar i shqiptarve dhe gjak i të gjithë shekujve tanë që kombi ynë më të mos bëj burg për çlirim tokash dhe kryengritje
Atdheu, sot po bisedon në Prizren Në shtëpinë - shekull të Lidhjes aty ka një Këshill që po vendosë që Prizreni të jetë Vlora e vërtetë
A do ta bëjë këtë histori Atdheu që n´Prizren të shpallet Bashkimi retë në qiell mund të kenë rrufe, po Nusja e kombit do të kurorëzohet!..
Dortmund, Mars, 2015
RRUSTEM GECI
|