VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZEMRA ÇAPKËNE  E MARRË
Nga VASIL TABAKU

E Hënë, 03.23.2015, 11:15am (GMT1)



Nën pushtetin e dhimbjes
Zemra
Merr krah
Dhe ndërton
Një qytet dashurie
Me puthjet
Çelur si lule
Ku imazhi i kaltër i heshtjes
Mbulon
Trishtimin prej gurësh
Plasaritur nga vuajtja...
Zemra ime
Një humnerë
Ku shpërthehjnë stuhitë
Dhe jeta
Mbahet
Nëpër flokët e përgjakur
Të drurëve shekullor...
Dhe zemra jeton
Nëpër frymëmarrjen e dritës
Në puthjen
Harruar
Nën degët e blirit
Ku Hëna
Harron buzër e shndritëshme
Sepse dikur
Unë duhet
Ti rrëmbej pabesisht
Dhe të luaj
Më pshertëtimat ë dehura
Si me petalet e kuqe
Të zambakut të përgjakur...
Zemra
Edhe këtë radhë
Më rrëmbeu për dore
Si çapkëne e marrë
Për të më falur gjithë dashuritë...

23 Mars 2015
VASIL TABAKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.