VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MUNDIMET E JEZU KRISHTIT E VAJI I ZOJËS SË BEKUEME
Nga NDUE BYTYÇI

E Djelë, 04.05.2015, 05:22pm (GMT1)


O ju priften, pse po rrini,
Shka po bani, ju meshtarë !
Të piskatni n' t' idhta ankime,
Se i drejti shkon i lidhun
Me lan jeten nder mundime.

Lenie kangen, ta ketë loti
Ma shlirë udhen, zhgrehniu n'vaj,
Pse per ne po shkon vetë Zoti
Per therore, pa farë faj.
 Asht arsyeja mkati ynë,
Veç dashtnije, aj tjeter s'ka,
Qi me dekun n'Krygjë po e shtyn,
Te lirë neve me na ba...
NDUE BYTYÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.