VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GËZIMI I FITORES
Nga NAMIK SELMANI

E Djelë, 04.05.2015, 05:35pm (GMT1)


Dhe me një flamur të munda atje në Beograd ku shkelet bari
Ku duhet të fitojë veç një ndeshje e thjeshtë futbolli n
Dhe dua ta shpërndaj gëzimin që mori çdo zemër shqiptari
Në një natë mesvjeshtë të ngrohtë tetori

Në qiellin beogradas fluturonte e lirë shqiponja
Ku qiellin e prekte çdo sy, çdo zemër e çdo shpirt
Është një pasaportë nderi që ma ka dhënë vetë koha
Ku flamuri ishte më shumë se një luftëtar për lirinë

Dhe aty në atë bar të bukur stadiumi të tejmbushur
Me djem trima të munda me një dritë të kuqëluar flamuri
Aty me krenarinë e madhe të një toke lavdimbushur
Ku i përkulem gjer në thua me zemër të pamposhtur burri

Të munda me një fytyrë të Smail Qemalit , nip Kastrioti
Me një Isë që dhe në varr s'e heq nagantën e nxehtë
Se isha dhe jam me të drejtë që më jep Zoti
E isha dhe do të jem në breza shqiptar denbabaden

Të munda dhe me një sfond të bukur flamuri

14 tetor 2014
NAMIK SELMANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.