VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HIJET QË TEATRONIN
Nga ASLLAN DIBRANI

E Hënë, 04.06.2015, 08:51am (GMT1)


Brodha në Kosovën anembanë
Pashe burra qe vdiqën për vatan
varrezat u përpëliteshin nga stuhitë
anemonë Kosovës pashë fytyrat qe i njihja
kishte shumë që kisha dëgjuar për ta
edhe qe si njihja pashë shumë
aty pushonin së bashku dhe kuvendonin
me kish marr malli ti përqafoj
edhe në sytë e shtrigave të djallëzuara
që rrinë pran varreve
dhe për se vdekuri i urrejnë
të çmallem me ta që nga fusha e betejës
ikën në amshim shekujve lanë gjurmët e lirisë
njerëz me shpatë dhe pushkë teatrorin
nën hijen e historisë pran syve të mi
me penë në dorë më doli Naimi ,Çajupi ,Fishta, etj
në betejat frontale këta vdiqën
për komb ,liri e atdhe
erdha ti shoh dhe tu përulëm
eca i heshtur ndër varre,
një vend bosh gjeta
për tu vënë kurorë lulesh mbi lapidar
për balle tyre mbolla lule pranverën
ndeza më pas disa qirinj
një vaskë ujë vendosa në sheshin e varreve
kur të vdes aty dua të me varrosni
ndezë qirinjtë na i leni
kur të me kërkoni aty do të me gjeni
amanet po ju lë vëllezër motra kudo që të jeni
këmbë armiku këtu mbi këtë dhe mos të leni...


Kosovë 2014

ASLLAN DIBRANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.