VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KEQARDHJE
Nga ARTUR VREKAJ

E Mërkurë, 04.08.2015, 03:03pm (GMT1)


Në është gjallë i zoti kësaj shtëpie,
e ka lënë pjergullën në hidhërim,
Harram e pastë atë pikë rakie,
kur rrushtë vriten dheut pa ajrim.

A është gjallë i zoti i kësaj shtëpie?
Rreth e rreth pjergulla pa punuar...
Harram e pastë atë pikë rakie!
Kur veç të mbushë gota paska duar ...

Në është gjallë i zoti kësaj shtëpie
dhe vegjeton llastuar syth i fjetur,
harram e pastë atë pikë rakie!
Në është gjallë, për pjergullën ka vdekur.
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.