VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAIKU
Nga GJON NEÇAJ

E Mërkurë, 04.08.2015, 03:10pm (GMT1)



*
Në një çetinë pishe
Zogu i bjeshkës
thurë këngë.

*
Bjeshkët e mia
Jetëshkrimi i përjetshëm
dashuria ime.

*
Mbi majën e Hekurave
Agu i mëngjesit
Përshëndetet me bjeshkët.

*
Zogu i bjeshkës
Përmbi çetinë
Kundron larat e borës.

*
Bjeshkët
Shkundën çarçafin e bardhë;
Dimri iku vonë.

*
Natë bjeshkatare:
çobanët
turren staneve.
*
Erdhi mëngjesi
Shtegut të bjeshkës
Ecën dielli.

*
Në stan
këtë mbrëmje bjeshkatare,
çukurmon fëmijëria ime.

*
Perëndim dielli.
Bjeshka
Ngjyrë e kafejtë vjeshte.

*
Akujt
në bjeshkët e Currajve
janë ngrirë si hej.

*
Mbeta hieroglif
bjeshke.
Vendlindja ime.
 *
Hënë e plotë.
Bjeshka qetohet
me mysafirët e rinj.

*
I vetmuar bjeshkëve
fëmijërinë time
kërkoj...
GJON NEÇAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.