VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PYLLI IM FLE NËN BORË
Nga THANI NAQO

E Enjte, 04.09.2015, 08:49am (GMT1)



Nën hijen e tij, i dremelitur,
Sheh ëndrra të bukura me Prill e Maj.
Të thatat degë s'ia lë pa krasitur,
Krasitja pyllin mban gjallë.

Nektar e vesë s' le pa thithirë.
Gjunjazi a, zvarrë, ta di secdo hiqem.
Gjoksbardhën nuselalë e pres të vijë.
Në zgavrën ku unë do fshihem.

Gjumin ma shpojnë drerët me brirë,
Harreshëm kumbojnë zile e këmborë.
Ç'ë se në shekull tjetër jam gdhirë,
Pylli im fle nën borë...

3 Prill, 2015
THANI NAQO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.