VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PELEGRINI
Nga DRITËRO AGOLLI

E Mërkurë, 04.15.2015, 12:21pm (GMT1)



Unë jam prej kohësh pelegrin
udh
ëtar në vendin e shpresës së thyer
jam ndar
ë pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat grryer.


Kërkoj karvanin tim n
ë rene e shpat
karvanin q
ë e ka ndruar drejtimin me kohë
ndaj në udhë jam krejt i humbur, jam fillikat
me shami të grisur të lidhur në kokë

Për ujë buza ime u dogj u bë zhur
dhe sytë më shpojnë nga shterja e lotit
më duhet të arrij karvanin e tretur qëkur
çapitur mes vapës, mes shiut e të ftohtit.


Unë jam prej kohësh pelegrin
shtegtar i karvanit të humbur
dhe bart në kurriz një premtim
të dhënë gjyshërve të mundur.
DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.