VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJERËZ TË VETMUAR
Nga JANIS KALAMITSIS

E Hënë, 05.04.2015, 06:58pm (GMT1)

Ka njerëz plot që rrojnë të vetmuar,
porsi kallinj të tretur, të harruar,
në botën e paanë të zbrazëtisë,
ata në mugëtirën e vetmisë,
kallinj të zverdhur, të harruar,
njerëz të vetmuar.

Ka njerëz plot që rrojnë të vetmuar,
porsi shkëmbinj në dallgë të egërsuar,
bota një det i egër bregthepisur,
ata memecë, të vetëm, të braktisur,
shkëmbinj në dallgë të egërsuar,
njerëz të vetmuar.

Njerëz të vetmuar, degë të shkulura, rrëzuar,
tempuj të rrënuar, të shkretuar,
njerëz të vetmuar, degë të shkulura, rrëzuar
porsi unë, njëlloj si ti, malluar...


Janinë, maj 2015

Shqipëroi: ARQILE GARO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.