VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

5 MAJI
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Martë, 05.05.2015, 07:09pm (GMT1)


I pashë veteranët këtë ditë të shënuar,
Si drurë të vjetër harkuar nga era.
Buqeta me lule u dridhen në duar,
Tek shtyhen ngadalë mbi këmbët e "prera"...

Me imazhin e shokut të mbetur në luftë
Afrohen te varri e nuk mbahen dot.
Kujtimet u veshin mornica mbi trup,
Lulet mbi varr spërkaten me lotë...

Eh veteranë sa kohë ka rrjedhur,
Që atëhere kur ju vetëtinit mbi male.
Rrufe e furtunë prej qiellit "vjedhur",
Lirinë ideal, përmbi ideale...

Tani jeni plakur, plakur vërtetë,
Një brez pas jush, u plaka dhe unë.
Por lulja që mbollët do t'çeli për jetë,
Në kohë me diell, e kohë me furtunë...

5 maj 2015

QERIM SKËNDERAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.