VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHKRIMTAR I ROGANËS
- poezi nga libri, "Mielli dhe buka"
Nga RRUSTEM GECI

E Enjte, 05.07.2015, 01:37pm (GMT1)


( Në Kodër të Brijës në Roganë
Një Kaçubë o më pat thënë
Jam e vogël, pak kam shtat
vesë prej barit pijë çdo natë!..)

Për ku je nis shkrimtar i Roganës
mendjemadh pak , dhe zemërmirë
a e sheh s´e jam midis dy epokave
ku njerës pemë po i bien gjethet

Ku po shkon shkrimtar i Roganës
në këtë natë pa emër dhe mbiemër
cila e dashur të ka dehur aq shumë
dhe cila e dehur të ka lën pa gjumë

Roganë e vendlindjes, a më kupton
në shpirt kam vajin e kësaj toke
barit në kaçubë unë ia kam thënë
tallaze të forta më bien në kraharor

Kah po shkon shkrimtar i Roganës
ç´ciklon dashurie ty sot të ka zënë
qetësohu një çik dhimbja të kalojë
fëmijë i dehur, shkrimtar i Roganës!..

Roganë, 1995 - 2015

RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.