VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOPILAT E KOMBIT
Nga AGIM GASHI

E Enjte, 05.07.2015, 02:05pm (GMT1)




Kopilat e kombit, kopila t´Srebisë,
Po ia ndalin rriten Kosovë e Shqipnisë,
Kopilat e kombit, kopila shqiptar
Na e vranë atdheun, e mbyten për t´gjallë.

I niset vrasjet naten, i niset me tradhëti,
Me vra informimin, atë pak gazetari,
Shkelët sofren shqipe, ju e shkelet bukën
Masakruet me shishe, djaloshin Ali Uken.

Kur kersiste pushka, naten midis territ,
Vranin Kolonelin kopila t´Enverit,
Na i ngrehnin gotat, me dolli t´rakisë
Gjak shqiptari pinin, për dëshirë t´Serbisë.

Vranin djem e vasha kopilat barbar,
Çdo gja mund të ishin, kurrsesi shqiptar,
E vranin atdheun, kopilat e Greqisë,
I qiten hije t´zezë, Kosovë e Shqipnisë.

Ia moren ftyren, ia hupen nderin,
Drenices heroike, kur vran Haki Imerin,
I koriten Odat, e koriten pragun
Kur vranë gazetarin, atë Besim Dajakun.

Kopilat e atdheut, kopila t´mjerimit,
Janë kopila të ndytë e me fare Stalini,
Janë djem të kqinjë, janë bij të ulokut,
Kob plumbat e zi në trup t´Enver Malokut.

Kur e vratë Xhemajlin, vratë ju ardhmërinë,
Pse kaq shumë urreni, Kosovë e Shqipninë?
Shkelët n´gjak t´atdheut dhe n´varre t´deshmorëve,
O ju shpirt katila, o ju bijt e horrëve.

Kur moret Shaban Manajn, moret ardhërinë,
Trupin ia dogjët, flakë Arbërinë,
E shkretnut Kosoven, zjarr toka e dheu
Nga plagët e shaktueme, sa shumë rënkon atdheu.

Në luftë Smajl Hajdaraj, Komandant i rrept,
Në paqë popull i Tij e zgjedh deputet,
Smund e vrau Milloshi, as ushtri e tij,
Ju fara e keqe, e vratë në liri.

Shumëherë ju Drenicen e keni koritë
Zut´ Hanë e Diell, zutë rreze e dritë,
Kur vrat Ismet Rracin, atë trim si zog mali,
Qau Azem Galica e Adem Jashari.

Po Shefki Popova, ky burr skyfter mali,
Kush na ishte vrasësisi, jeten kush ia ndali?
O ju fara e poshter me gjakun barbar,
Hangrët drahmë e leva, u shitët për dinar.

Kur në Pejë kurdisët, vrasjet bashkë me djall,
E vratë Tahir Zemën me nip edhe djal,
Valrimin e ndalen ato vale të Drinit
Qau dhe u dridh, toka e Dukagjinit.

Shkuet n´Prizeren te Komandant Drini
Në shtëpinë e Tij, rranzë atij blini,
Ia shkrepet plumbat, plumba t´zi n´tradhëti,
Ju lavdoi Serbia, Rusia me Greqi.

Në Bresalc ju pritet si hijena prenë
Me vra gazetarin e me vra atdhenë.
Plambat n´kokë t´Bardhylit, plumba dhe lirisë,
Ju e vratë Kosoven, vratë edhe Shqipninë.

Sebahete Tolajn edhe Isuf Haklajn, pse në prita i vratë?
Donit me humbë gjurmë, por tragje krimi late.
Dhe qindra e qindra, i çuet me u ba dhe,
Frymen ia zutë për vdekje, të lumit atdhe.

Sot vajtojnë nanat, jetimat ju mallkojnë,
Ende skemi kujt, ankesa ti dergojmë,
Populli do ta kthen, n´atdhe liri e nderin,
Në burgje kopilat, n´burgje kriminelin.

05.05.2015
Düren
AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.