VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - FERRI ËSHTË VEND I VETMUARNga CHARLES BUKOWSKI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
FERRI ËSHTË VEND I VETMUAR
Nga CHARLES BUKOWSKI

E Hënë, 05.11.2015, 05:47pm (GMT+1)



Ai ishte 65, bashkëshortja 66
dhe vuante nga sëmundja Alzheimer.

vetë vuante nga kanceri
i gojës.
ishin operacionet,
radioterapitë
që i hëngrën kockat
e nofullës
e që më vonë
do përfundonte në tela.

çdo ditë i vendoste gruas
pelenat plastike
si një
foshnje.

në pamundësi për të ngarë
vetë makinën
i duhej një taksi
deri në spital,
nga vështirësia
në të folur
i shkruante adresat.

në vizitën e fundit
i thanë
se do t`i nënshtrohej
një operacioni tjetër:
pak më shumë ndërhyrje
në faqen e majtë
dhe në gjuhë.

kur u kthye
ia ndërroi pelenat gruas
pa një herë ç`kish tv,
dëgjoi lajmet e mbrëmjes
e pastaj bëri për nga dhoma e gjumit,
rrëmbeu pistoletën,
e afroi te tëmthat e saj,
e krisi.

bashkëshortja ra në të majtë,
vetë u ul
në divan
e nguli tytën në gojë,
tërhoqi
këmbëzën e shkrepjes.

krisma nuk i ngriti fqinjët
në alarm.

më vonë
televizioni në recetat e gatshme
e dha si lajm.

dikush u bë i gjallë
shtyu derën dhe pa ç`kish ngjarë.

erdhi policia
dhe bëri formalitetin,
gjeti ca prova:

një librezë kursimi
të mbyllur
dhe një çek
me 1. 14 dollar,
vetëvrasje
e pleqëruan.

kaluan tri javë dhe
atje do të ishin dy
qiraxhinj të rinj:
ai inxhinier kompjuterash
me emrin
Ross
dhe bashkëshortja
Anatana
e shkolluar
për balet.

ngjanin si çifti tjetër
që iku e shkoi më lart në parajsë
me statusin social.

(Bar "MATEO", Maj 2015)
Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOPILAT E KOMBITNga AGIM GASHI (05.07.2015)
SHKRIMTAR I ROGANËS- poezi nga libri, "Mielli dhe buka"Nga RRUSTEM GECI (05.07.2015)
5 MAJINga QERIM SKËNDERAJ (05.05.2015)
NJERËZ TË VETMUARNga JANIS KALAMITSIS (05.04.2015)
RININga THANI NAQO (05.04.2015)
MOS MA VIDHNI PLISINNga ASLLAN DIBRANI (05.01.2015)
LIRIKA EROTIKENga QERIM SKËNDERAJ (04.23.2015)
I RUAJ GJËRAT TË PLOTANga MARK STRAND (04.15.2015)
PELEGRININga DRITËRO AGOLLI (04.15.2015)
RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT NGA ELIDA BUÇPAPAJ (04.14.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]